Në festivalin e pranverës në Kinë u paraqitën robotë humanoidë nga disa prej kompanive më të njohura teknologjike.
Këta robotë humanoidë, të ndërtuar nga katër kompani kineze start‑up – Unitree Robotics, Galbot, Noetix dhe MagicLab – u shfaqën në një festival të organizuar nga CCTV, ku demonstruan aftësitë e tyre në lëvizje dhe arti të luftës.
Robotët prezantuan sekuenca komplekse luftimi duke përdorur edhe armë tradicionale si shpata, shkopinj dhe ‘nunçaku’ (armë tradicionale japoneze).
Disa sekuenca përfshinin imitime të teknikave të “boksit”, lëvizje jo të sigurta dhe rënie të kontrolluara.
– YouTube www.youtube.com
Robotët e kompanisë Noetix interpretonin një skeç komik së bashku me aktorë njerëz, ndërsa ata të MagicLab realizuan një valle të sinkronizuar me artistë njerëzorë, shoqëruar me këngën “We Are Made in China” (Ne jemi prodhuar në Kinë).
Një analist teknik me bazë në Pekin tha se robotët humanoidë përmbledhin shumë aspekte të fuqive kineze – nga inteligjenca artificiale, pajisjet hardware deri te prodhimi ambicioz – dhe shërbejnë si një shenjë e dukshme për publikun dhe zyrtarët.
Sipas parashikimeve të Morgan Stanley, shitjet e robotëve humanoidë në Kinë mund të më shumë se dyfishohen këtë vit, duke arritur 28 mijë njësi. /Telegrafi/