Ish emisari amerikan Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me administratën amerikane dhe mbështetjen për Kosovën.
Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka akuzuar Osmanin se po gënjen dhe ka kritikuar qeverisjen aktuale në Kosovë.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë po e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.
Reagimi i tij erdhi pasi Osmani deklaroi se administrata e dytë e Donald Trump është administrata më pro-Kosovë në SHBA që nga koha e George W. Bush, kur Kosova shpalli pavarësinë.
Në deklaratën e cituar, Osmani kishte thënë gjithashtu se administrata e Joe Biden kishte kërkuar vazhdimisht nga Kosova veprime të caktuara në raport me dialogun dhe zhvillimet politike në rajon. /Telegrafi/