Kolegji AAB ka hapur zyrtarisht periudhën e regjistrimeve të hershme për vitin akademik 2026, duke u ofruar studentëve të ardhshëm mundësinë që të zgjedhin me kohë drejtimin e tyre akademik dhe të përfitojnë nga kushtet më të mira të studimit.
Të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj periudhe përfitojnë avantazhe të veçanta, ndërsa sigurojnë vendin e tyre në programet më të kërkuara të studimit në Kolegjin AAB.
Me një ofertë të gjerë programesh studimi, staf akademik të përkushtuar dhe infrastrukturë moderne, Kolegji AAB vazhdon të mbetet një nga institucionet më të mëdha dhe më të avancuara të arsimit të lartë në vend, duke përgatitur profesionistë të aftë për tregun e punës.
Studentët kanë mundësi të zgjedhin nga dhjetëra programe bachelor dhe master në fusha të ndryshme si: Shkenca Kompjuterike, Komunikim Masiv, Juridik, Ekonomi, Arkitekturë, Psikologji, Shkenca Shëndetësore dhe shumë drejtime të tjera bashkëkohore.
Të interesuarit mund të aplikojnë në webfaqen zyrtare ose të vizitojnë kampusin e Kolegjit AAB.
Zgjedh i pari – përfito më shumë.
Linku për aplikim: https://applyonline.aab-edu.net/
Nr. Kontaktues: 048-999-006.