Real Madridi ka shtuar Cristian Romeron e Tottenham Hotspur në listën e objektivave për verën e vitit 2026, sipas raportimit të El Chiringuito TV.
Los Blancos po planifikojnë të investojnë fuqishëm në një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, duke pasur parasysh se kontratat e Antonio Rudiger dhe David Alaba skadojnë në fund të sezonit.
Romero ishte i lidhur me një kalim te Atletico Madrid verën e kaluar, por transferimi nuk u realizua.
Mbrojtësi argjentinas duket i hapur për një aventurë të re dhe “Santiago Bernabeu” paraqitet si një destinacion tejet joshës për të.
Fituesi i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2029, ndërsa vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Në moshën 27-vjeçare, Romero konsiderohet në kulmin e karrierës, me përvojën dhe cilësitë e duhura për të udhëhequr repartin defensivë të madrilenëve në vitet e ardhshme. /Telegrafi/