Mbrëmjen e së shtunës, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, u zhvillua momenti vendimtar për përzgjedhjen e finalistit të fundit, ku në studio u përballën Rogerti dhe Brikena.
Pas një gare mes tyre, finalisti i katërt i këtij edicioni u shpall Rogerti, ndërsa Brikena u eliminua nga gara për çmimin e madh.
Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje në rrjete sociale nuk ishte rezultati, por reagimi i Rogertit në studio.
BBVA/YouTube
Para se moderatori Ledion Liço të shpallte zyrtarisht emrin e fituesit, Rogerti u pa tejet i emocionuar dhe i zhurmshëm, duke thirrur me zë të lartë: “Baba këtu, baba është këtu”, herë në shqip dhe herë në anglisht.
Në vijim, ai vazhdoi me thirrje të tjera si “Come on baby, Brikene të dua”, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionale në studio.
BBVA/YouTube
Në një moment tjetër, Rogerti nisi të këndonte “Kush e ka ditëlindjen”, ndërsa pas shpalljes së emrit të tij si finalist, ai u shfaq edhe më i ekzaltuar, duke bërë lëvizje të papritura dhe duke vazhduar me reagime të forta.
Po ashtu, sapo kishte hyrë në shtëpi, Rogerti u dëgjua duke iu drejtuar Mateos me fjalët: “Ta hoqa gruan, tani do të ta hap për së gjalli”.
Më pas ai i është drejtuar edhe Mirit, duke i thënë: “Nuk kishe besim, ose ndoshta kishe pabesi. Çfarë mendove që do të të kem shok këto 7 ditë, tani fillon kthesa”.
Miri nga ana tjetër i është përgjigjur se “ishte duke e pritur”, ndërsa Rogerti ka vazhduar duke thënë: “Do të ta bëj ferr këto 7 ditë”.
Këto momente kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku diskutimet për sjelljen e tij kanë dominuar komentet pas spektaklit. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com