Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Krepat e gatshme Vici, shija e shtëpisë në vetëm 5 minuta

    January 15, 2026

    Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Gjilanit në 2025

    January 15, 2026

    Rritet numri i rasteve me grip në Maqedoni, piku pritet të jetë ka fundi i janarit

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Krepat e gatshme Vici, shija e shtëpisë në vetëm 5 minuta
    • Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Gjilanit në 2025
    • Rritet numri i rasteve me grip në Maqedoni, piku pritet të jetë ka fundi i janarit
    • Imri Ahmeti emëron drejtuesit e rinj të drejtorive komunale në Lipjan
    • Ylli i Leverkusenit zbulon si u përpoq ta pengonte Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich
    • Uji në disa zona të Kamenicës i papërshtatshëm për pije për shkak të rritjes së nitrateve
    • inLab Medical Center hap dyert në Gjakovë me teknologji bashkëkohore për analiza të sakta
    • Ambasada e SHBA-së: Të mos harrohet kurrë masakra e Reçakut
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin

    korrektpressBy korrektpressJanuary 14, 2026 Aleksandar vuçiq 2 Mins Read
    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin
    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ashkush në shtetin serb nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian sepse “po vijnë pa ftuar” në Beograd.

    Picula i tha televizionit “Nova” se nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian po shkon të paftuar në Beograd. Ai tha se ambasada e Serbisë në Bruksel është informuar dhe që delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd ka punuar në programin e takimit paraprakisht.

    Ai shpjegoi se kjo është praktikë e zakonshme e Parlamentit Evropian dhe se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë vizitë, përveç reagimit të autoriteteve serbe dhe situatës në vend. Qëllimi i delegacionit – i përbërë nga deputetë të partive të ndryshme në Parlamentin Evropian – është të bisedojë drejtpërdrejt me njerëz që përfaqësojnë ndjenjat e qytetarëve të Serbisë dhe të fitojë një pamje më të plotë të situatës në vend.

    “Janë të paftuar”: Vuçiq refuzon të takohet me një delegacion të Parlamentit Evropian, gjatë vizitës së tyre në Beograd

    Picula tha se autoritetet serbe duket se kanë zgjedhur këtë bojkot të takimit, që ai e konsideron një mënyrë për të shmangur dialogun me ata që janë kyç për vendimmarrjen rreth anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Ai theksoi gjithashtu se dokumentet e pranimit midis BE‑së dhe Serbisë, si për çdo vend kandidat, duhet të verifikohen nga Parlamenti Evropian, për çka ky takim ka rëndësi.

    Në vijim të intervistës, Picula shtoi se Evropa pret që ky takim të japë informacione të qarta dhe një pamje më të mirë të perspektivës së Serbisë në rrugën drejt BE‑së, si nga ata që janë në pushtet, ashtu edhe nga përfaqësues të komunitetit akademik.

    Ai gjithashtu përmendi se kjo mosdakordësi për takimin nuk është diçka e re për të, por këtë herë mesazhi ka peshë më të madhe, sepse bëhet fjalë për refuzimin e bisedimeve me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, e cila ka lidhje me një pjesë të partisë në pushtet në Serbi.

    Ndryshe, kryetarja e parlamentit serb, Ana Brnabiq ka thënë se delegacioni vjen “pa ftesë” dhe se ajo nuk do të takohet me ta, pasi gjatë vizitës së tyre do të jetë në Estoni. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Serbia lejoi spiunët e Putinit të testonin ‘topat zanorë’ te qentë

    Bolton paralajmëron rrezikun e paqëndrueshmërisë në Ballkan, nënvizon rolin e NATO-s

    Kënga për Kosovën u kushton me padi serbëve në Kroaci

    Fetoshi: Ofesiva e re e propagandës serbe me “incidentet ndëretnike”

    Vdes Mark Brnovich, i cili ishte i nominuar nga Trump për ambasador amerikan në Serbi

    Sorensen do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë këtë javë

    Nga Ballkani në Telegram: Si u shndërrua Serbia në mjedis lehtësues për narrativat ekstremiste globale

    LEXO GJITHASHTU

    Krepat e gatshme Vici, shija e shtëpisë në vetëm 5 minuta

    January 15, 2026

    Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Gjilanit në 2025

    January 15, 2026

    Rritet numri i rasteve me grip në Maqedoni, piku pritet të jetë ka fundi i janarit

    January 15, 2026

    Imri Ahmeti emëron drejtuesit e rinj të drejtorive komunale në Lipjan

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Ylli i Leverkusenit zbulon si u përpoq ta pengonte Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich

    January 15, 2026

    Uji në disa zona të Kamenicës i papërshtatshëm për pije për shkak të rritjes së nitrateve

    January 15, 2026

    inLab Medical Center hap dyert në Gjakovë me teknologji bashkëkohore për analiza të sakta

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.