Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur të dielën, më 15 shkurt, gjersa rasti është raportuar nga babai i vajzës.
“Dhunim. Gjakovë 15.02.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar në stacion policor Ferizaj se, vajza e tij e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe se dyshon se e njëjta është me një të mitur mashkull kosovar. Njësiti i hetuesisë kanë shoqëruar në stacion policor palët për intervistim në prani të mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit për punë sociale”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/