Reparti i Infektives në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, duke paraqitur aktivitetin dhe shërbimet e ofruara për pacientët gjatë këtij viti.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë hospitalizuar gjithsej 334 pacientë, ndërsa tetë raste janë transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Po ashtu, janë realizuar 591 vizita ambulatore dhe 360 analiza laboratorike.
Në kuadër të diagnostikimit, janë kryer edhe 96 analiza mikrobiologjike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), 24 teste PCR, 12 ekzaminime CT, 24 ekzaminime RTG dhe 12 ekzaminime ECHO.
Nga spitali bëhet e ditur se këto të dhëna reflektojnë angazhimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror në trajtimin dhe diagnostikimin e pacientëve gjatë gjithë vitit 2025, duke synuar ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës. /Telegrafi/