Bia Khalifa është banorja e fundit që e ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Në “Big Talk” ajo ka komentuar mes tjerash edhe raportin e Lim Hotit me Dolcen.
Sipas saj, Limi ka për ta lënë Dolcen pasi atij i pëlqen ‘diversiteti’.
Foto: YouTube
“Më urreni ose më doni, por Dolce ishte shumë e mirë, ishte se vajza tani, është e bukur, por brenda nuk e di. Dolce, mendoj është pak egoiste, kujdes, sepse edhe Dolce të futet në gropë. I thashë avash, ka për të lënë”, tha Bia.
“E di, Limit i pëlqen diversiteti, jeta. Alba e ekzagjeroi situatën, sepse jam befasuar që ajo nuk e dinte që unë dhe Limi njiheshim bashkë”.
Limi tani ka nisur një histori dashurie me Dolcen pas hyrjes së tij në këtë format.
Alba nga ana tjetër po e vuan këtë gjë meqë siç pretendon kanë qenë bashkë për një kohë dhe se kjo marrëdhënie nuk ishte zgjidhur. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com