Greta Kazazi dhe disa ish-banorë janë futur mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania për të qenë në dasmën e Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit.
Në një moment, Greta u afrua për të përshëndetur dhe t’i dhënë dorën Juela Nikollit, por kjo e fundit e refuzoi.
Kjo pasi ato patën përplasje të shumta gjatë këtij edicioni dhe madje Greta doli nga ky format për një ofendim që i bëri Juelës.
Foto: Instagram
Duket se këtë gjë nuk e ka harruar banorja dhe se po vazhdon të ketë inate me të.
Ajo e tha edhe pas dasmës se nuk do t’i japë dorën pasi e ka hedhur poshtë e degraduar para të gjithëve.
Përjashtimi i Gretës nga Big Brother u bë gjatë një prej spektakleve, për gjuhën e fjalorin e papranueshëm.
Krahas kësaj, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother që do të jetë më 18 prill. /Telegrafi/