Muaji i Ramazanit është kohë reflektimi, bashkimi dhe tryezat e mbushura me shije që sjellin familjen së bashku.
Në këtë atmosferë të veçantë, Liri Prizren rikthehet si një nga emrat më të dashur për familjet kosovare, duke ofruar produkte që prej dekadash janë pjesë e iftareve dhe momenteve të ngrohta familjare.
Me një trashëgimi të ndërtuar mbi traditë dhe cilësi, Liri sjell një gamë të pasur produktesh për sofrën e Ramazanit – nga llokumi tradicional që shoqëron kafen pas iftarit, hallva me shije autentike, biskota dhe wafer-a për mysafirët, deri te bonbonët me xhelatinë që i gëzojnë më të vegjlit.
Kjo llojllojshmëri e bën Lirin zgjedhjen e duhur si për konsum familjar, ashtu edhe për dhurata simbolike gjatë vizitave në këtë muaj të shenjtë.
Çdo produkt i Liri Prizren përgatitet duke kombinuar receta tradicionale me standarde moderne prodhimi, duke ruajtur shijen e njohur ndër vite dhe cilësinë e qëndrueshme që konsumatorët e vlerësojnë. Pikërisht ky përkushtim e ka bërë brendin të jetë prezent në shtëpitë e mijëra familjeve, veçanërisht gjatë Ramazanit, kur tryeza merr kuptim edhe më të veçantë.
Paketimet praktike dhe përzgjedhja e gjerë e produkteve e bëjnë më të lehtë organizimin e iftarit apo përgatitjen e dhuratave të vogla për miq e familjarë.
Me shije që rikthejnë kujtime dhe krijojnë momente të reja, Liri Prizren vazhdon të jetë pjesë e traditës sonë, duke e bërë Ramazanin edhe më të ëmbël për çdo familje.