KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë Kurti ndaj nivelit lokal, duke theksuar se Kosova nuk mund të bëjë hapa përpara drejt integrimit evropian duke kufizuar apo tjetërsuar kompetencat e komunave, transmeton Klankosova.tv.

Rama ka bërë të ditur se këtë shqetësim e ka ngritur sot gjatë takimit të katërt të Grupit Punues për Kosovën të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR), të mbajtur në Mitrovicën e Jugut.

 Demokracia forcohet duke u dhënë qytetarëve më shumë zë dhe mundësi për të vendosur. Komunat janë institucionet më të afërta me ta dhe i njohin nevojat e qytetarëve. Dobësimi i komunave është dobësim i demokracisë”, ka shkruar Rama.

 I pari i Prishtinës nënvizoi se decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë shtylla kryesore të modelit evropian dhe se nuk mund të kërkohet afrimi me Bashkimin Evropian duke vepruar në kundërshtim me këto standarde në praktikë.

 Kosovës i duhen komuna të fuqishme dhe institucione që bashkëpunojnë. Si Kryetar i Prishtinës, do të vazhdoj ta mbroj autonominë lokale gjithmonë. Më shumë autonomi për komunat. Më shumë pushtet për qytetarët”, përfundoi Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.