KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rënia e blloqeve në KEK, “Termokos” njofton se ndërpritet ngrohja në kryeqytet

Rënia e blloqeve në KEK, “Termokos” njofton se ndërpritet ngrohja në kryeqytet

Blloku B1 i Termocentralit Kosova B vazhdon të jetë në remont, ndërsa raportohet se edhe B2 ka dalë jashtë funksionit, duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike.

E pas kësaj problem tjetër për qytetarët del të jetë furnizimi me ngrohje.

Pak më parë, ndërmarrja “Termokos” ka njoftuar se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet përkohësisht në orët e para të së shtunës, për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 dhe të TC Kosova B, që pamundëson furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse, transmeton lajmi.net.

Gjatë kësaj periudhe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që mbulon nevojat e kësaj qendre. Kjo ndërprerje e përkohshme do të shfrytëzohet për të adresuar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës. NP “Termokos” do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull. Sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet për rikthimin e furnizimit me ngrohje për të gjithë konsumatorët”,thuhet në njoftim.

“Termokos” ka kërkuar ”mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i falënderon për durimin gjatë kësaj ndërprerjeje të përkohshme”.

Ndryshe sot KEK-u njoftoi mbi problemet e blloqeve.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.Ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit”./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.