Bernardo Silva zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, por aventura e tij në kryeqytetin spanjoll nuk po shkon sipas pritshmërive.
Pas nëntë sezonesh te Manchester City, portugezi iu bashkua madrilenëve si lojtar i lirë, me pritshmëritë për të pasur rol të rëndësishëm në projektin e José Mourinhos.
Megjithatë, rikthimi i Aurélien Tchouaménit dhe paraqitjet e Arda Gülerit ia kanë vështirësuar pozitën.
Sipas gazetës Sport, Silva e ka humbur vendin në formacion dhe ka luajtur gjithnjë e më pak minuta.
Një sinjal pozitiv erdhi në Ligën e Kampionëve, kur ai shënoi golin e parë me fanellën e Real Madridit në fitoren 4-1 ndaj Leipzigut.
Tani, përpara El Clásicos kundër Barcelonës, mesfushori portugez ka mundësinë të dëshmojë se meriton më shumë hapësirë në skuadër.
Në Katalonjë, zgjedhja e tij për të kaluar te rivali i përjetshëm i Barcelonës ndiqet me interes, sidomos duke parë vështirësitë që po përjeton në fillim të aventurës madrilene. /Zëri

