KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion anti-drogë në Maqedoni, ndalohen 14 persona, në mesin e tyre edhe një 14-vjeçar

Aksion anti-drogë në Maqedoni, ndalohen 14 persona, në mesin e tyre edhe një 14-vjeçar

MPB Maqedoni njofton se në natën në mes 22 dhe 23 tetorit, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë i kanë privuar nga liria Sh.B. (45), S.P. (27), B.O. (37), A.T. (29), L.S. (34), B.T. (45), E.S. (23), të gjithë nga Shkupi, një 14-vjeçar nga rrethina e Shkupit, G.Ç. (33) dhe D.A. (19), të dy nga Velesi, N.F. (22) nga Tetova dhe A.Ç. (24) nga Turqia, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë.

“Më 22.10.2026, në orën 23:20, para një objekti hotelierik në shëtitoren e qytetit në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria A.K. (39) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore”.

“Më 22.10.2026, në orën 03:00, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria K.P. (22) nga Strumica. Gjatë kontrollit të kryer, ai ka dorëzuar dy paketime me hashash. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.