KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mashtrimi me tenderin 500 mijë eurosh në shëndetësi, aktakuzë ndaj dy personave

Mashtrimi me tenderin 500 mijë eurosh në shëndetësi, aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.P. dhe një personi juridik, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, më 19 janar 2024, i pandehuri J.P., në cilësinë e drejtorit dhe personit përgjegjës të kompanisë “M… P..” SH.P.K., gjatë dorëzimit të ofertës në tenderin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për “Furnizim me material shpenzues medicinal nga LE (Lista Esenciale)”, dyshohet se ka paraqitur dokumentacion me të dhëna të rreme, transmeton Klankosova.tv.

"Në këtë aktivitet prokurimi, grupi i operatorëve ekonomikë kishte ofertuar për Lotin 1 në vlerë prej 344,955.77 eurosh dhe për Lotin 3 në vlerë prej 169,012.36 eurosh", duke arritur një vlerë të përgjithshme prej mbi gjysmë milioni euro.

Në dosjen e prokurorisë theksohet se në mesin e dokumentacionit të dorëzuar ishte përfshirë një certifikatë e standardit ISO e lëshuar nga autoriteti “NQA” për një prodhues nga Kina, e cila shërbente si dëshmi për kapacitetet teknike dhe profesionale.

Hetimet kanë zbuluar se kjo certifikatë kishte skaduar dhe ishte anuluar që nga tetori i vitit 2022, ndërsa afati i vlefshmërisë në dokumentin e dorëzuar dyshohet se ishte ndryshuar artificialisht nga data 18.10.2022 në 18.10.2024.

Organi i akuzës thekson se ky veprim është kryer me dashje me qëllim vënien në lajthitje të autoritetit kontraktues gjatë vlerësimit të ofertave dhe përfitimin e kontratës nga shoqëria tregtare në fjalë.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas administrimit të provave në shqyrtimin gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë, të dënohen sipas ligjit dhe t'u shqiptohet masa e ndalimit të pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.