Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të japë sqarime për mospërfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në Buxhetin e vitit 2026.
Në një reagim publik në Facebook, Rama ka theksuar se mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës kërkon përgjegjësi institucionale dhe morale nga Ministria e Financave.
“Hekuran Murati, ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtina po lihet jashtë buxhetit 2026?!”, ka shkruar Rama.
Kryetari i Prishtinës nuk ka dhënë detaje shtesë në këtë postim, ndërsa çështja e buxhetit të Kryeqytetit ka qenë objekt debatit politik dhe institucional ditëve të fundit. /Telegrafi/