Ram po feston 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së me tri kamionçina speciale – Big Horn, Laramie dhe Rebel.
Ato janë të disponueshme vetëm në ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe të kaltër.
Kamionçinat vijnë gjithashtu me flamuj amerikan, si dhe një shumëllojshmëri detajesh të veçanta.
Big Horn vjen me një ekran të madh dhe sistem audio me nëntë altoparlantë.
Laramie dhe Rebel ndajnë të njëjtat përmirësime në brendësi. Secila prej tyre ka ulëse lëkure.
Big Horn është më i liri me 61,415 dollarë.
Laramie kushton 70,365 dollarë, ndërsa Rebel 72,830 dollarë.
Big Horn vjen me një motor V6 3.6 litra, ndërsa dy të tjerët kanë motorin me gjashtë cilindra 3.0 litra me turbo të dyfishtë. /Telegrafi/