KB Rahoveci 029 ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj KB Vëllaznimi me rezultat 63-67, në një ndeshje shumë të fortë deri në fund.
Takimi nisi më mirë për Gjakovarët, që krijuan epërsi të hershme dhe kontrolluan ritmin në çerekun e parë.
Megjithatë, Rahoveci reagoi në vazhdim, duke e ngushtuar diferencën dhe duke rikthyer baraspeshën në lojë.
Pjesa e dytë solli një duel të fortë dhe shumë të barabartë, me të dy skuadrat që shkëmbyen epërsinë disa herë. Loja u karakterizua nga intensitet i lartë, mbrojtje agresive dhe gabime në momentet kyçe.
Në minutat e fundit, Vreshtarët treguan më shumë qetësi dhe efikasitet, duke realizuar pikë vendimtare dhe duke menaxhuar avantazhin deri në fund të ndeshjes.
Vëllaznimi tentoi rikthimin, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.
Me këtë fitore si mysafir, Rahoveci 029 merr një sukses të rëndësishëm në garë, ndërsa Vëllaznimi “fundoset” në fundin e tabelës./Telegrafi/