Radhë të gjata dhe kolona automjetesh vërehen këtë pasdite në pikat e pagesës në të gjithë vendin, derisa qytetarët kthehen në Shkup pas fundjavës së festave.
Sipas informacioneve, ka kolonë rreth një kilometër të gjatë në pikën e pagesës pranë Sopotit në drejtim të Shkupit.
Intensiteti i shtuar i trafikut është për shkak të kthimit të qytetarëve nga fundjava e zgjatur, gjë që krijon vonesa dhe pritje më të gjata në pikat e pagesës.
Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të jenë të duruar dhe të kujdesshëm në trafik.