Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person ka humbur jetën derisa po punonte.
Sipas policisë, viktima mashkull kosovar (m/k), derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike është goditur nga rryma me ç’rast është rrëzuar në tokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/