Këshilli i Komunës së Strugës miratoi vendimin, me të cilin qytetarët lirohen nga pagesa e faturave të ujit për muajin shkurt.
Ky hap vjen pasi qyteti dhe vendbanimet e tij për një muaj mbetën pa ujë të pastër, për shkak të turbullimit të burimeve në fshatin Shum.
Këshilltarët e OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it abstenuan.
Arsyetimi i OBRM-PDUKM-së ishte se ky vendim do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen financiare të ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Në nismën për vendosjen e kësaj pike në rend dite, e cila erdhi nga këshilltari i LSDM-së, thuhet se komuna duhet të marrë përsipër detyrimet për faturat e ujit për muajin shkurt.