Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë–Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për qarkullim, por me vështirësi të theksuara për automjetet e rënda.
Sipas njoftimit, për automjetet e rënda qarkullimi është i vështirësuar dhe përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm për sigurinë në trafik.
Nga QKMK u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat e telefonit 045 198000 dhe 045 198606. /Telegrafi/