Qeveria do të shqyrtojë nëse njoftimet për rritjen e çmimit të bukës janë të justifikuara, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Sot, siç tha ai, do të kenë një takim mbi këtë temë për të parë kontributin dhe në bazë të tij, do të dihet nëse ka nevojë për masa.
“Po e analizojmë situatën dhe sot gjatë ditës do të kemi një takim mbi këtë temë. Do të shohim kontributin dhe nëse, bazuar në atë që deklarojnë, ka vërtet nevojë për një rritje të tillë. Nëse ka nevojë, do të themi po, ka nevojë dhe do të marrim masa, e nëse nuk ka nevojë – atëherë ata që sillen në mënyrë devijante dhe jo të tregut do të gjobiten”, tha Mickoski.
Ditët e fundit, disa furra buke kanë njoftuar se do të ketë një rritje të çmimit të bukës, e cila vjen si rezultat i çmimeve më të larta të derivateve të naftës./Telegrafi/