Në spektaklin e së hënës u hap një televotim nga Vëllai i Madh për Eduard Kuçin për shkak të gjuhës së papërshtatshme që përdori në një debat me Ardit Stafajn.
Publiku do të vendoste nëse Edi do të qëndronte brenda apo do të linte shtëpinë e famshme.
Me 65 për qind të votave, publiku vendosi që banori të largohej nga Big Brother.
– YouTube www.youtube.com
Në momentin që doli, Edi mbajti një fjalim përpara konkurrentëve, duke i falënderuar secilin.
“I bëra gati dy muaj, rekordi im është thyer pas 11 ditëve. Së pari dua të falënderoj Vëllanë e Madh, Big-un që më kanë dhënë edhe një mundësi që ta bëj edhe një të tillë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “E falënderoj secilin banor këtu brenda, faleminderit të gjithëve. Secilit banor këtu brenda i dëshiroj fat, gjithë të mirat, fitoftë ai që është më i forti. Mos prekni ku nuk duhet, nganjëherë as drejtësia nuk fiton. Gjithsesi, iu uroj të gjithëve gjitha të mirat”.
Ky natyrisht si ishte një ndëshkim për Edin për shkak të ofendimeve e kërcënimeve që kishte bërë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com