Paris Saint Germain ka marrë fitore spektakolare në udhëtim te Monaco me rikthim 2-3.
Vendasit e kanë nisur për mrekulli ndeshjen, kur në minutën e parë realizuan gol me Balogun për 1-0 pas asistimit nga Golovin.
Në minutën e 18-të, i njëjti futbollist Balogun realizoi golin e dytë në ndeshje duke ngritur epërsinë e Monacos në 2-0.
PSG fitoi penallti, por Vitinha dështoi të shënonte në minutën e 22-të. Megjithatë shtatë minuta më vonë, Desire Doue realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Barcola për 2-1.
E shifrat u barazuan në 2-2 në minutën e 41-të, kësaj radhe me Achraf Hakimin që shënoi.
Pjesa e dytë nisi shumë keq për vendasit, pasi Andrej Golovin u ndëshkua me karton të kuq direkt dhe Monaco mbeti me 10 futbollistë në fushë.
Desire Doue u tregua hero i parisienëve, ku në minutën e 67-të shënoi golin e fitores për 3-2 pas asistimit nga Zaire-Emery.
PSG me këtë fitore me një këmbë është në fazën tejtër të Ligës së Kampionëve, teksa në ndeshjen e kthimit i mjafton të mos humbas. /Telegrafi/