Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Forcat speciale amerikane sekustrojnë një tjetër cisternë të lidhur me Venezuelën

    January 15, 2026

    Alba thotë se ka bërë gjoksin: Më bëri dhuratë Limi, kushtoi pesë mijë euro

    January 15, 2026

    Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Forcat speciale amerikane sekustrojnë një tjetër cisternë të lidhur me Venezuelën
    • Alba thotë se ka bërë gjoksin: Më bëri dhuratë Limi, kushtoi pesë mijë euro
    • Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
    • Përleshen fizikisht disa persona në Aeroportin e Shkupit
    • Mercedes përgatitet për debutimin e shumë veturave të reja në 2026
    • Ketri i rrallë albino tërheq vëmendjen në National Mall të SHBA-së
    • BE konfirmon se po punohet për heqjen e plotë të masave brenda disa javësh
    • “Le të shohim”, edhe Andy Robertson s’e mohon mundësinë e largimit nga Liverpooli
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?

    Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?

    korrektpressBy korrektpressJanuary 14, 2026 LEXO 6 Mins Read
    Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?
    Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë.

    Tani, një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’i rinumëruar votat në një të tretën e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka ngritur shqetësime edhe për integritetin e procesit më të fundit zgjedhor.

    Për më tepër, rinumërimi rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe mund të sjellë ndryshime në përbërjen e Kuvendit prej 120 vendesh, paralajmërojnë vëzhguesit.

    Çka ndodhi dhe si erdhi deri këtu?

    KQZ-ja – e cila mbikëqyr procesin zgjedhor në vend – e filloi rinumërimin më 13 janar në 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin në zgjedhjet e dhjetorit, pasi vërejti mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.

    “Rezulton se votat e kandidatëve, të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, tha KQZ-ja.

    Rinumërim të plotë, sipas saj, do të ketë në 10 komuna të Kosovës, ndërkaq në 28 komunat tjera do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve, gjatë dy javëve në vijim.

    KQZ-ja i hetoi 33 vendvotime të ndryshme në gjithë vendin, duke i shikuar xhirimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në qendrat komunale të numërimit.

    “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave ka për qëllim garantimin e saktësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për REL-in se hetimi i KQZ-së ka shpërfaqur “mangësi serioze te votat e kandidatëve, përkatësisht manipulimet që duket se kanë ndodhur nga komisionarë të caktuar në qendrat komunale të numërimit”.

    Derisa KQZ-ja në këtë fazë i cilëson këto shpërputhje vetëm si lëshime, Cakolli thotë se kjo nuk mund të sqarohet “si gabim njerëzor, por është shenjë e një manipulimi të qartë që duket se ka ndodhur”.

    Sipas tij, ka kandidatë që u janë gjetur dhjetëra apo madje mijëra vota dallim nga rezultati i njoftuar dhe ai në fletëvotime në një vendvotim të vetëm, pas verifikimit që ka bërë komisioni zgjedhor.

    “Ta zëmë, në një vendvotim në Prizren, meqë Prizreni ka rreth 700 vota dallim pas verifikimit nga KQZ-ja, ka kandidat të cilit del se në qendrën komunale të numërimit i janë shtuar 107 vota më shumë se sa i ka pasur në të vërtetë”, thekson Cakolli.

    Organizata joqeveritare Çohu ngriti shqetësime për gjetjen e mangësive të tilla, duke thënë se kjo nuk është e pazakontë në Kosovë.

    Si bëhet numërimi i votave dhe si rrodhën lëshimet?

    KQZ-ja i emëron grupet e numërimit në bazë të nominimeve të partive politike, sipas Ligjit për zgjedhjet.

    Në rastet kur subjekti politik nuk nominon anëtarë për numërim apo nominon pamjaftueshëm, apo kur numëruesit e subjekteve politike nuk paraqiten në vendin e numërimit, KQZ-ja emëron numërues nga stafi i saj.

    Në qendrat komunale të numërimit vendosen tavolina, në të cilat, tani me ligjin e ri nga viti 2023, përveç grupeve të numërimit, vendoset edhe një kamerë sipër për ta xhiruar çdo fletëvotim që kalon nëpër dorën e numëruesit, e cila shfaq fletëvotimin në një ekran aty pranë. Ai ekran shërben për t’ua mundësuar vëzhguesve ta shohin dhe ta verifikojnë çdo fletëvotim.

    Po ashtu, numëruesi flet me zë të lartë, në mënyrë që zyrtari tjetër përgjegjës t’i fusë votat në një sistem elektronik. Përveç personit që e lexon fletëvotimin, një i dytë e merr atë dhe e verifikon.

    Cakolli nënvizon se, pavarësisht ndryshimeve të reja, “nuk ka kontrolle të hollësishme” të fletëvotimeve.

    “Vëzhguesit, qoftë nga partitë politike, shoqëria civile apo mediat, kanë pamje vetëm në ekranin në fjalë, por jo edhe në fletëvotimin origjinal, ndonëse ka kamerë sipër saj”, thekson ai.

    Sipas tij, në këto zgjedhje ka pasur “vëzhgim minimal”, pasi procesi u zhvillua në një kohë festash të fundvitit.

    Pothuajse çdo proces zgjedhor ndër vite është përcjellë me parregullsi të tilla në Kosovë, dhe Çohu tha se kjo ndodh për shkak të pandëshkueshmërisë ndaj njerëzve që kanë “manipuluar me vullnetin e qytetarëve”.

    Së voni, Çohu ka publikuar një hulumtim që tregon se mbi 90 për qind e rasteve për manipulimet zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose me gjoba.

    Sipas Cakollit, keqpërdorimet me votat e kandidatëve janë një prej fenomeneve që e kanë karakterizuar pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë, dhe ndryshimet me ligjin e ri nuk kanë sjellë përmirësime.

    “Tani, thjesht mundësohet që manipulimet e mundshme të ndodhin edhe më lehtë, sepse në vend se të kemi 2.500 njësi ku numërohen votat, që do të thotë se mundësia për korruptimin e ndonjë komisionari është shumë më e vogël sepse ka shumë më shumë në lojë, tani në 38 qendra mjafton që me një grup të vogël të njerëzve që punojnë nëpër këto qendra, të manipulohet rezultati zgjedhor për votat e kandidatëve”, thotë ai.

    Ai shton se zgjidhja është përmes teknologjisë, pra skanimit të fletëvotimeve, të cilat pastaj, përmes një sistemi automatik, do ta paraqisnin rezultatin, duke shmangur numërimin dhe verifikimin manual.

    Cilat mund të jenë pasojat?

    Rinumërimi mund të sjellë ndryshime në përbërjen e re të Kuvendit, pasi shumë kandidatë që siguruan si të fundit vende në organin ligjvënës, kanë dallim shumë të vogël votash me ata që mbetën jashtë Kuvendit, sipas Cakollit.

    Gjithashtu, rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë kur vendi nuk ka kohë për të humbur.

    Kuvendi i ri duhet të nxitojë për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare financiare për vendin, si dhe ta zgjedhë presidentin para se Vjosa Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.

    Cakolli e vlerëson si hap të mirë vendimin e KQZ-së për rinumërimin e 36 për qind të vendvotimeve, por e konsideron të pamjaftueshëm.

    “Në radhë të parë, parcializimi i vendimmarrjes për rinumërim, nuk arsyetohet në asnjë variant. Pse janë zgjedhur vetëm 10 për qind, nëse ka indikacione që ka pasur gabime të tilla edhe në komunat e tjera?”, pyet ai.

    Cakolli shton se KQZ-ja duhet të bëjë rinumërim të plotë, për të garantuar se zgjedhjet kishin integritet, dhe për t’i shmangur vonesat e mëtejshme.

    Elezi e përsëriti për REL-in mesazhin e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, se nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

    Cakolli thekson se autoritetet është dashur t’i fillojnë hetimet ndaj të gjithë komisionarëve të përfshirë në dyshimet për manipulim.

    “Prokuroria duhet që sa më parë e pa vonesa t’i fillojë hetimet, në mënyrë që shkelësit dhe keqpërdoruesit e mundshëm ta marrin dënimin e merituar, në mënyrë që kjo të shërbejë si masë parandaluese”, shton ai.

    Çohu, ndërkohë, kërkoi nga institucionet e drejtësisë të hapin menjëherë hetim të pavarur dhe të plotë për çdo element të mundshëm të manipulimit apo mosrespektimit të vullnetit të qytetarëve.

    “Çdo dyshim për manipulim të vullnetit qytetar duhet të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa vonesa”, tha organizata.

    TË TJERA

    VLEN: Strategjia 2025–2030, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

    Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

    Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi

    Aksion i gjerë i Policisë në Zubin Potok, goditen lojërat e fatit dhe skemat piramidale

    Bastisje në disa rajone të Maqedonisë, po kërkohen persona të dyshuar për evazion fiskal

    Ministria e Mbrojtjes-RMV: Pajtohemi me kërkesat e Sindikatës, po punojmë për përmirësimin e kushteve të ushtarëve

    IKSHPK përditëson të dhënat, përmirësohet cilësia e ujit në disa Rajone

    LEXO GJITHASHTU

    Forcat speciale amerikane sekustrojnë një tjetër cisternë të lidhur me Venezuelën

    January 15, 2026

    Alba thotë se ka bërë gjoksin: Më bëri dhuratë Limi, kushtoi pesë mijë euro

    January 15, 2026

    Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

    January 15, 2026

    Përleshen fizikisht disa persona në Aeroportin e Shkupit

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Mercedes përgatitet për debutimin e shumë veturave të reja në 2026

    January 15, 2026

    Ketri i rrallë albino tërheq vëmendjen në National Mall të SHBA-së

    January 15, 2026

    BE konfirmon se po punohet për heqjen e plotë të masave brenda disa javësh

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.