Me 8 Mars, CineStar, Prishtina Mall, bëhet vendi ku festimi merr kuptim, emocion dhe stil. Në CineStar, kjo ditë i kushtohet grave përmes filmave të përzgjedhur me kujdes, atmosferës festive dhe surprizave të bukura për më fatlumet.
Në kuadër të Ditë Ndërkombëtare ë Gruas, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojë filmat Loja e Fundit, THE BRIDE! dhe Solo Mio, ndërsa mbrëmja do të pasurohet me dhurata të veçanta për më fatlumet në shfaqjet nga ora 19:00 – 21:00, nga sponsorët: Kaia Jewelry, Oxa Beauty, Dredhez Handmade dhe Matisse. Një kombinim perfekt mes artit, elegancës dhe përkujdesjes, për ta bërë këtë mbrëmje vërtet të paharrueshme.
Loja e Fundit
Një komedi romantike qe ju bën të qeshni pa fund, premiera e së cilës u mbajt në CineStar, me mijëra adhurues që e dashuruan filmin pas shikimit. Me yjet shqiptare Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, filmi do ju sjellë momente emocionale dhe reflektim mbi jetën se si ndryshon ajo.
The Bride!
Është një triler/horror – i errët, provokues dhe me një qasje artistike që zbulon në thellësi marrëdhënien komplekse mes dy personazheve. Një zgjedhje ideale për ata që nuk preferojnë filmat romantikë klasikë, por pëlqejnë tituj më të guximshëm, estetikë dhe me shtresëzim emocional. Me regji nga Maggie Gyllenhaal, sjell një interpretim modern dhe artistik të mitit të Frankenstein-it. I vendosur në Chicago-n e viteve 1930, rrëfimi ndjek krijimin e “Nuses” – një grua e rikthyer në jetë, e cila nuk është thjesht një figurë e krijuar, por një personazh me identitet, revoltë dhe ndjenja të thella.
Me një kastë mbresëlënëse si Jessie Buckley dhe Christian Bale, filmi kombinon romancën, dramën dhe estetikën gotike në një histori që sfidon normat shoqërore dhe eksploron fuqinë e gruas për të rimarrë kontrollin mbi fatin e saj.
Solo Mio
Një komedi romantike e vitit 2026 me protagonist Kevin James. Historia ndjek Matt-in, i cili braktiset në altar, por vendos të mos heqë dorë nga muaji i mjaltit – duke udhëtuar i vetëm në Itali. Aty, mes kulturës, ushqimit dhe përvojave të reja, ai nis një rrugëtim vetëzbulimi dhe takon njerëz që i ndryshojnë perspektivën për jetën dhe dashurinë.
Këtë 8 Mars, le të jetë CineStar vendi ku festimi merr dritë, ku emocionet ndahen dhe ku çdo grua ndihet e vlerësuar. Një mbrëmje mes mikeshash, motrash, nënash apo kolegesh, e shoqëruar me histori frymëzuese në ekran dhe surpriza të bukura që e bëjnë përvojën edhe më të veçantë.
Biletat dhe më shumë informacione i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosova ose në arkat e kinemasë!