Bad Bunny do të performojë në ngjarjen spektakolare të këtij viti në Super Bowl.
Ai do t’u bashkohet yjeve të mëdhenj të cilët performuan në ngjarjen madhështore sportive.
Por, sa paguhen artistët për performuar në Super Bowl?
Historikisht, NFL nuk i paguan artistët që performojnë në shfaqjen e pushimit të Super Bowl-it, sepse ky segment i lakmuar prej rreth 13 minutash është në thelb një koncert falas, pikërisht në mes të një ndeshjeje futbolli amerikan, dhe një reklamë për diskografinë e artistit kryesor.
Një zëdhënës i NFL i tha Forbes në vitin 2016:
“Ne nuk i paguajmë artistët. Ne mbulojmë shpenzimet dhe kostot e produksionit”.
Çdo vit, performancat kanë gjithashtu një sponsor. Pepsi ka qenë sponsor në të kaluarën, ndërsa Apple Music ka marrë rolin kryesor vitet e fundit. Së bashku me NFL, sponsorët mbulojnë kostot e produksionit, si skena, ndriçimi dhe veshjet.
Mbetet e paqartë nëse performuesit paguhen nga sponzorët.
Benito mund të mos marrë një çek të madh nga NFL, por ka të ngjarë të shohë një rritje në transmetimet muzikore, të cilat janë një burim kryesor i të ardhurave për artistët përveç performancave ‘live’.