Aktivisti dhe njëri nga organizatorët e protestave së studentëve të Jurisprudencës, Mevlan Ademi, është ftuar sot në polici për të dhënë deklaratë lidhur me organizimin e protestave të fundit.
Para tij në stacion policor është marrë në pyetje edhe kolegu i tij, Jon Selimi, bashkëorganizator i protestave studentore.
“Me të nisur në stacion policor njoftimin për protestën e së hënës, kolegu Jon Selimi është mbajtur për një kohë ndërda është marrë në pyetje. Po mbrëmë, policia më çoi ftesë që të paraqitem në stacion për bisedë, konkretisht ti përgjigjem pyetjeve që i ka policia për mbarëvejtjen e protestës. Pyetjet dje drejtuar kolegut Jon Selimi kanë qenë nëse do ketë megafonë, pankarta si do shkoj protesta…, ndërsa sot pres unë të shohë çfarë pyetje do më bëjnë”, tha Ademi para se të futet në stacionin.
Kujtojmë se protesta studentore për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, do të mbahet ditën e hënë në Shkup dhe se deri më tani është përkrahur nga shumë profesorë dhe politikanë nga Maqedonia e Veriut.