Tregu i patundshmërisë në Kosovë tashmë ka një hapësirë të re diskutimi profesional.
Kompania Pro Real Estate ka lansuar podcastin e saj të parë, një format i dedikuar analizës së tregut, sfidave të ndërmjetësimit dhe zhvillimeve në sektorin e pronave.
Në episodin hapës, diskutimi fokusohet në realitetin e funksionimit të tregut në Kosovë, duke nisur nga lehtësia për të hapur një agjenci patundshmërie deri te sfidat reale që kërkon ndërtimi i një kompanie të qëndrueshme dhe profesionale.
Vëmendje e veçantë i kushtohet rëndësisë së vizionit afatgjatë, ndërtimit të sistemeve të brendshme, standardeve të punës dhe profesionalizimit të ndërmjetësimit, si elemente që e diferencojnë një brend nga praktikat e rastësishme në treg.
Shiko podcastin këtu:
Podcasti trajton gjithashtu temat më aktuale që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe investitorët: lëvizjen e çmimeve të banesave, ndikimin e diasporës në kërkesë, tatimin në pronë, standardin e ndërtimit dhe analizën e kthimit të investimit. Diskutimi për çmimet shoqërohet me të dhëna mbi trendin e rritjes mesatare vjetore në vitet e fundit, si dhe me vlerësime mbi faktorët që mund të ndikojnë në stabilitetin e tregut.
Një pjesë e rëndësishme i kushtohet edukimit financiar të blerësve dhe investitorëve, veçanërisht në llogaritjen reale të kthimit nga qiraja, ku shpesh neglizhohen tatimet dhe kostot shtesë operative.
Përmes këtij formati, synohet të ofrohet një analizë më e thelluar dhe më e përgjegjshme për ata që planifikojnë të blejnë shtëpinë e parë apo të investojnë në prona për periudhë afatgjatë.
Me këtë iniciativë, Pro Real Estate shënon një hap të ri për industrinë, duke krijuar një platformë ku ndahen përvojat, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen e këtij sektori.