Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Ballkanit me fillim nga ora 13:00 në ndeshjen që do të luhet në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina e Re vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 pa gola në derbin kryeqytetas ndaj Prishtinës dhe nuk di për fitore në tri xhirot e fundit.
Ballkani në anën tjetër mori një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj rivalit direkt për titull Dritës, dhe do të synojë ta vazhdojë me rezultate pozitive.
Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Suharekë, Ballkani kishte triumfuar me rezultat të thellë 6-1.
Formacionet zyrtare:
Prishtina e Re: Pas pak…
Ballkani: Iljazi; Vokrri, Halili, Batarelo, Potoku; Ismajlgeci, Diene, Deliu; Tolaj, Serebe, Kryeziu;.
/Telegrafi/