Një moment tensioni u krijua gjatë festës së ditëlindjes së Dolces në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Fjolla dhe Edi duket se prishën atmosferën e organizuar për të.
Teksa po vallëzonin, Fjolla u duk e prekur dhe iu afrua Dolces duke i thënë: “Është ditëlindja jote dhe erdha këtu, por më ngacmoi”.
Dolce shprehu shqetësimin e saj, duke komentuar se Edi po i prishte ditëlindjen dhe se situata nuk po shkohej sipas pritshmërive të saj.
BBVK/Instagram
Pas disa momenteve të tensionuara, Fjolla dhe Edi u panë duke u afruar dhe duke bërtitur njëri-tjetrit, gjë që shtoi dramatizmin e mbrëmjes.
Më pas, Fjolla u përpoq të sqaronte situatën për Dolcen, duke i thënë: “Është ditëlindja jote dhe njerëzit nuk duhet të lëshojnë kunja në këtë ditë. Nuk ka rëndësi nëse të respektojnë ty apo jo. Nuk të njoh shumë, por kur më thirre në ditëlindje, u ndjeva shumë e lumtur që isha këtu”.
Dolce i kërkoi Fjollës që ta lërë situatën dhe të mos merret më me këtë çështje, duke tentuar të rikthejë qetësinë dhe atmosferën festive.
Megjithatë, momenti i tensionuar mes banorëve mbeti një nga episodet më të komentuar të natës, me fansa që reaguan në rrjetet sociale për mënyrën se si u përplasën dy konkurrentët gjatë festës. /Telegrafi/