Federata e Futbollit të Kosovës nga ky vit do të vishet me fanellat e markës së njohur gjermane Adidas.
Këtë e ka konfirmuar presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor.
Ademi ka prezantuar fanellën e Dardanëve, teksa ka thënë se të gjitha ekipet nacionale do të vishen me Adidas.
“Ekipet tona nacionale nga ky vit do të vishen nga Adidas. Kjo është fanella e Kosovës dhe shpresoj që do të prezantohemi me të në SHBA”, ka thënë Ademi. /Telegrafi/