Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, tha se beson që tani ekziston një “kërcënim real” i veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë.
Petro tha se Shtetet e Bashkuara po i trajtojnë kombet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi Trump kërcënoi Kolumbinë me veprime ushtarake.
Ai tha se SHBA rrezikon të transformohet nga “dominimi i botës” në “izolim nga bota”.
Ai akuzoi gjithashtu agjentët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) se veprojnë si “brigada naziste”.
Bëhet e ditur se Trump ka zgjeruar ndjeshëm operacionet e ICE si pjesë e asaj që administrata e quan një goditje ndaj krimit dhe emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.
Pas sulmeve të SHBA-së ndaj Venezuelës dhe kapjes së Nicolas Maduros, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se një operacion ushtarak që synon Kolumbinë “tingëllon mirë”.
Trump gjithashtu i ka thënë vazhdimisht Petros të “ruhet mirë”, vërejtje që Petro i dënoi ashpër.
Ndryshe, Trump dhe Petro folën në telefon të mërkurën në mbrëmje, pas së cilës Trump tha se do të takohej me homologun e tij kolumbian në Shtëpinë e Bardhë në “të ardhmen e afërt” .
Trump e përshkroi bisedën e tij me Petron si një “Nder të Madh”.
Një zyrtar kolumbian tha në atë kohë se biseda kishte reflektuar një ndryshim 180 gradë në retorikë “nga të dyja palët”.
Por toni i Petros la të kuptohej se marrëdhëniet nuk ishin përmirësuar ndjeshëm.
Ai zbuloi se telefonata zgjati pak më pak se një orë dhe trajtoi “trafikimin e drogës në Kolumbi” dhe pikëpamjen e Kolumbisë për Venezuelën dhe “çfarë po ndodh në Amerikën Latine lidhur me Shtetet e Bashkuara”. /Telegrafi/