Në episodin e parë të serisë së podcasteve të FAO-s për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, eksperti i pylltarisë Fatos Mulla tregoi për problemin më të madh që po e dëmton pylltarinë në Kosovë e që janë prerjet ilegale dhe mungesa e kontrollit në terren.
Ky podcat u realizua në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me financim nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i parë i serisë së podcasteve kushtuar sektorit të pyjeve.
Mulla tha se situata është serioze dhe se shumë zona tashmë kanë pësuar dëme të pariparueshme transmeton Telegrafi.
“Në shumë zona, pyetjet po humbasin për shkak të mungesës së kontrollit dhe planifikimit”, ka deklaruar Mulla.
– YouTube www.youtube.com
Sipas tij, kapacitetet aktuale të institucioneve nuk janë të mjaftueshme për ta menaxhuar territorin pyjor të vendit.
“Nuk bëhet kontroll i mjaftueshëm sepse është gati e pamundur të mbulohet i gjithë territori”, ka shtuar ai.
Problemi përkeqësohet sipas tij sidomos gjatë sezonit të dimrit, kur kërkesa për dru të zjarrit rritet.
Mulla tërhoqi vëmendjen edhe për prerjet ilegale në pronat private, të cilat shpesh nuk raportohen, duke krijuar mungesë transparence në sasinë reale të drurit të nxjerrë nga pyjet e Kosovës.
Foto: Ridvan Slivova
Ai theksoi se, pavarësisht projekteve të mbështetura nga donatorët ndërkombëtarë dhe përparimeve në digjitalizim, sfidat në terren mbeten të mëdha dhe kërkojnë një qasje më të koordinuar të institucioneve.
Ky podcast është realizuar në “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë. Zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO). Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/.