Porsche ka zgjeruar gamën e SUV-ve të tij elektrikë duke prezantuar Cayenne S Electric, një model që kombinon fuqinë e jashtëzakonshme me teknologji të avancuar dhe autonomi të gjatë.
Ky model vjen si një hap mes versionit bazë dhe versionit Turbo, duke ofruar performancë të nivelit të lartë për entuziastët e veturave elektrike.
Cayenne S Electric ka dy motorë elektrikë me tërheqje në katër rrota dhe prodhon 536 kuaj/fuqi në kushte normale, ndërsa me funksionin “overboost”, fuqia rritet në 657 kuaj/fuqi. Përshpejtimi nga 0 deri në 100 km/h realizohet në vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin 250 km/h.
– YouTube www.youtube.com
Bateria e modelit ka kapacitet rreth 113 kWh, duke ofruar një autonomi deri në 650 km sipas ciklit WLTP. Cayenne S Electric mbështet karikim të shpejtë deri në 400 kW, që lejon ngarkimin nga 10 për qind në 80 për qind në vetëm rreth 16 minuta.
Nga aspekti estetik dhe teknologjik, Cayenne S dallon me rrota aluminike 20-inç, paketën sportive Sport Chrono dhe sistemet për stabilitet dhe drejtim të përmirësuar, që më parë ishin të rezervuara vetëm për versionin Turbo.
Ky model është një opsion i fuqishëm për ata që kërkojnë performancë super-veture dhe një autonomi të gjatë për udhëtime të gjata, duke mbajtur stilin dhe luksin tipik të markës Porsche. /Telegrafi/