Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi i cili është i dyshuar për mashtrim.
Hetuesit nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me autorizim të Prokurorisë Themelore, kanë publikuar foton e një të dyshuari dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.
Personi në fjalë dyshohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim në bashkëkryerje”.
Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikim mund të raportohen direkt tek autoritetet përkatëse.