Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas përmirësimit dhe normalizimit të kushteve atmosferike, rruga nën urën e fshatit Shkabaj është liruar dhe tashmë është e qasshme për qarkullimin e automjeteve.
Nga policia u bëhet thirrje shoferëve që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve në terren.
Po ashtu, Policia e Kosovës njofton se në këtë zonë janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Obiliq.
“Ftohen pronarët e tabelave të gjetura që të paraqiten në Stacionin Policor në Obiliq për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/