MPB Maqedoni njofton se sot (07.04.2026) Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në bashkëpunim me SPB-në e Strumicës, si dhe anëtarët e Njësitit për reagim të shpejtë dhe Njësitit special “Tigri”, në koordinim me Prokurorin Publik pranë Prokurorisë Publike, kryen një operacion të koordinuar policor me qëllim shtypjen e një grupi të organizuar kriminal që vepronte në disa lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përfshirë në organizimin, blerjen, shitjen dhe vënien në qarkullim të drogave narkotike.
Siç njoftojnë nga MPB, pas masave operative-taktike të ndërmarra nga oficerët e policisë, shtatë persona u privuan nga liria, katër prej të cilëve ishin nga Strumica, dy nga Shkupi dhe një person nga Shtipi, ndërsa u kryen kontrolle në 15 lokacione në zonën e Shkupit, Strumicës dhe Shtipit.
“Gjatë operacionit policor u siguruan prova materiale, përkatësisht u sekuestrua drogë, një armë zjarri, një kornizë armësh dhe municion, shtatë automjete pasagjerësh, shtatë telefona, si dhe një sasi e madhe parash. Vazhdon marrja e masave dhe aktiviteteve përkatëse në drejtim të përpunimit dhe ekspertizës së objekteve të sekuestruara që rrjedhin nga një vepër penale, pastaj nxjerrja e personave para gjyqtarit për procedurë paraprake, si dhe ngritja e kallëzimeve penale në Prokurorinë Publike kompetente për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215, paragrafi 3 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.