Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve në rrugën Pejë–Rugovë.
Sipas policisë, reshjet e vazhdueshme atmosferike kanë rritur rrezikun e shembjeve të gurëve, duke bërë më të lartë mundësinë për aksidente dhe dëme materiale.
Autoritetet theksojnë se ditët e fundit janë regjistruar raste të tilla, ku disa persona kanë mbetur të lënduar dhe ka pasur dëme materiale.
Policia apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin çdo rrezik të mundshëm, duke respektuar masat e sigurisë gjatë lëvizjes në këtë rrugë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë garanton se do të vazhdojë të mbikëqyrë sigurinë në zonë dhe kërkon bashkëpunim të qytetarëve për parandalimin e aksidenteve. /Telegrafi/