Mauricio Pochettino ka thyer heshtjen pas spekulimeve që e lidhin atë me mundësinë e emërimit si trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Argjentinasi, aktualisht në krye të kombëtares së SHBA-ve, dha një përgjigje të kujdesshme kur u pyet për këto raportime.
“Epo, çdo gjë në kohën e vet; koha në futboll është ajo që gjithmonë përcakton rrjedhën. Futbolli do të të çojë aty ku do ai, jo aty ku dëshiron vetë njeriu”, ka deklaruar Pochettino.
Pochettino më parë ka drejtuar Tottenhamin, Paris Saint-Germainin dhe Chelsen, duke arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve me Spurs në vitin 2019.
Me pasigurinë që rrethon trajnerin aktual Alvaor Arbeloa, raportet sugjerojnë se ‘Los Blancos’ mund të kërkojë një trajner më me përvojë gjatë verës.
Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se Pochettino gëzon shumë respekt nga presidenti Florentino Pérez, pasi më parë ishte përmendur si kandidat në vitin 2019, pas arritjes së Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve.
Ai gjithashtu ka punuar me yllin e Madridit, Kylian Mbappe, për dy sezone te Paris Saint-Germain, duke fituar tre trofe.
Në javët e fundit, mediat spanjolle kanë lidhur me stolin e Madridit edhe emrat e trajnerëve si Jurgen Klopp, Unai Emery dhe Massimiliano Allegri, si dhe ish-trajnerin Zinedine Zidane./Telegrafi/