Në treg ofrohet për shitje banesë me sipërfaqe 84.25m² (118.2m² faktike), e pajisur me fletë poseduese, e vendosur në lagjen Aktash, në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, pranë Restaurant Bagolina, një zonë shumë e kërkuar për banim në Prishtinë.
Banesa ka orientim nga të katër anët, gjë që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ventilim të mirë të hapësirave të brendshme. Organizimi i saj përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe depo, duke ofruar një planimetri funksionale dhe të përshtatshme për jetesë familjare.
Ngrohja qendrore është e mundësuar përmes Termokos, ndërsa banesa është e pajisur edhe me kondicioner, duke siguruar komoditet në të gjitha stinët.
Ndërtesa ku ndodhet prona ofron hapësirë për vendparkim, ndërsa lokacioni në Aktash ofron qasje të shpejtë drejt qendrës së Prishtinës.
Lagjja Aktash është një nga zonat më të zhvilluara dhe më të kërkuara për banim, në afërsi të Parkut të Qytetit, shkollave, çerdheve, marketeve, barnatoreve dhe disa universiteteve, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje të përshtatshme si për familje ashtu edhe për investim.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 3 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Veri, Jug, Perëndim, Lindje
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: TermoKos
- Vendparkim
- Kondicioner
- TV
Kontakti:
Agjenti: Qëndresa Balaj
Emaili: qendresa.balaj@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Kliko këtu për më shumë informata:







