Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    VLEN: Strategjia 2025–2030, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

    January 15, 2026

    Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

    January 15, 2026

    Startupi i Mira Muratit humbet dy bashkëthemelues, ata rikthehen në OpenAl

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • VLEN: Strategjia 2025–2030, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë
    • Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës
    • Startupi i Mira Muratit humbet dy bashkëthemelues, ata rikthehen në OpenAl
    • Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi
    • Aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme, pamje
    • Jennifer Lawrence pretendon se nuk mori një rol sepse nuk ishte mjaftueshëm e bukur
    • E mposhti në Superkupë, Barcelona synon ta fitojë garën me Real Madridin edhe për talentin e Ajaxit
    • Janevska: Vazhdimisht angazhohemi që t’i mbrojmë nxënësit nga ajo që mund t’ua dëmtojë shëndetin
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » “Pezullim antidemokratik i një anëtari të qeverisë”, Rama flet sërish për çështjen Balluku

    “Pezullim antidemokratik i një anëtari të qeverisë”, Rama flet sërish për çështjen Balluku

    korrektpressBy korrektpressDecember 21, 2025 Belinda balluku 4 Mins Read
    “Pezullim antidemokratik i një anëtari të qeverisë”, Rama flet sërish për çështjen Balluku
    “Pezullim antidemokratik i një anëtari të qeverisë”, Rama flet sërish për çështjen Balluku
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare.

    Rama përmendi pak pjesën e kërkesës së SPAK për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur një veprim antidemokratik të drejtësisë.

    Ai u ndal dhe te një raport i Këshillit të Europës sa i përket paraburgimeve, duke u shprehur se Shqipëria shënon një rekord negativ në këtë pikë.“

    Siç e kam përmendur disa ditë më parë kemi nisur analizën e thelluar të shenjave shqetësuese të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, pas dy kulminacioneve shumë të forta: Pezullimi antidemokratik i një anëtari qeverie nga një prokuror e gjykatës me një vendim të shkallës së parë dhe tentativa e magjistratëve, gjykatës dhe prokurorë bashkë të Shqipërisë për të rritur vetë pagat e tyre, duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi.

    Mes të tjerash këto dite, kam rilexuar një raport të para disa kohësh, shkruar nga ekspertë të Këshillit të Evropës mbi përdorimin brutal dhe masiv të paraburgimit në Shqipëri – një rekord negativ absolut i drejtësisë shqiptare, e cila e ka vendosur Shqipërinë në pozicionin më të keq në Europë, por jo thjeshtë në fund, por me dallim të frikshëm nga rajoni dhe nga pjesa tjetër e Europës, po se po.

    Më lini të ndaj me ju disa pika kyçe të këtij raporti:

    Së pari: Përdorim i tepruar dhe kohëzgjatje e pajustifikuar e paraburgimit

    Shqipëria mban një nivel jashtëzakonisht të lartë të personave në paraburgim, me shifra që janë dukshëm shumë larg praktikave të vendeve të BE-së. Gjykatat e zgjasin rëndom masën e paraburgimit, pa asnjë arsyetim të individualizuar dhe pa treguar se vazhdimi i kësaj mase mbetet në mënyrë strikte i domosdoshëm dhe proporcional.

    Së dyti: Cilësia e arsyetimit gjyqësor dhe kontrollit le shumë për të dëshiruar

    Vendimet për paraburgim shpesh bazohen në nocione të paqarta ligjore (“arsye të rëndësishme”, “rrezik i veçantë”) dhe gjykatat kanë tendencën të përdorin formula standarde, pa bërë një vlerësim të mirëfilltë të çështjes. Raporti thekson kulturën e mangët të arsyetimit të thelluar.

    Së treti: Mungesë dhe zbatim i paqëndrueshëm i masave alternative ndaj paraburgimit

    Gjykatësit kanë tendencën ta trajtojnë paraburgimin si opsionin e parë, atë të shumëdëshiruarin dhe jo si mjetin e fundit, duke i shpërfillur rëndom masat e tjera dhe shtoj, duke i mbushur burgjet me më shumë persona të padënuar se sa të dënuar, çka e bën Shqipërinë, një vend krejtësisht original në brutalitetin e vet.

    Së katërti: Mosgarantimi i të drejtës së mbrojtjes

    Korniza aktuale ende nuk garanton plotësisht aksesin efektiv te avokatit që në fazat më të hershme të procedimit. Disponimi i materialeve të çështjes mund të vonohet, dhe mungon regjistrimi sistematik audio/video i marrjes në pyetje. Gjithë këto para, gjithë këto fonde të dhëna në mbështetje të reformës në drejtësi dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sot e gjithë ditën merren në pyetje njerëzit pa video, pa audio. Pikëpyetje shumë e madhe kjo. Dhe kjo – thotë raporti – e dobëson aftësinë e mbrojtjes për të sfiduar ligjshmërinë e paraburgimit dhe përmbajtjen e akuzës.

    E së fundi – nga pikat që unë kam nxjerrë, raporti është rrëqethës, po të kesh parasysh që është shkruar edhe me gjuhën shumë diplomatike të Këshillit të Europës – Dimensioni strukturor dhe kulturor

    Edhe pse korniza ligjore shqiptare është në përputhje të përgjithshme, përgjithsisht me standardet evropiane në letër, vazhdojnë të jenë të pranishme prirjet për të supozuar nevojën për paraburgim, në vend të supozimit në favor të lirisë, dhe mungon praktika e zbatimit të masave proporcionale dhe të arsyetuara në mënyrë individuale. Kërkohet një ndryshim strategjik – përfshirë përcaktime më të qarta ligjore, kontroll më i fortë nga gjykatat e apelit dhe një sistem funksional i masave alternative”, tha ndër të tjera Rama. /tch/

    TË TJERA

    Rama në Emiratet e Bashkuara, publikon fotografi nga takimet atje

    Rama: Do t’i shesim energji Evropës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

    Përmbytjet, Rama: Gati plani për dëmshpërblim – presim rezultatin nga verifikimi

    “Orë të vështira për shkak të reshjeve”, punonjësit e OSHEE-së në terren – Balluku publikon fotografi

    Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve, Rama: Do kompensohen dëmet

    Rama mbledh Emergjencat Civile: Shiu nuk ndalet me shpifje dhe fajtorë imagjinarë

    Përmbytjet në Durrës, reagon Rama: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua

    LEXO GJITHASHTU

    VLEN: Strategjia 2025–2030, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

    January 15, 2026

    Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

    January 15, 2026

    Startupi i Mira Muratit humbet dy bashkëthemelues, ata rikthehen në OpenAl

    January 15, 2026

    Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme, pamje

    January 15, 2026

    Jennifer Lawrence pretendon se nuk mori një rol sepse nuk ishte mjaftueshëm e bukur

    January 15, 2026

    E mposhti në Superkupë, Barcelona synon ta fitojë garën me Real Madridin edhe për talentin e Ajaxit

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.