Një finlandez përdori shpimet e trupit të tij për të thyer rekordin botëror Guinness për mjetin më të rëndë të tërhequr nga thithat – 1,000 kilogramë.
Performuesi profesionist i cirkut, i njohur si Baroni, e vuri partneren e tij të ulej në një karrocë për ta rritur peshën e saj në sheshxhirimin e emisionit televiziv gjerman Die große Show der Weltrekorde, në Mynih, transmeton Telegrafi.
Ai përdori shpimet në ato që i përshkroi si “thithkat më të forta në botë” për të tërhequr karrocën, duke thyer rekordin prej 900 kilogramësh, të vendosur nga amerikani Sage Werbock, i njohur edhe si “Nipulini i Madh”.
Baroni më parë theu rekordin botëror Guinness për peshën më të rëndë të ngritur nga thithat në vitin 2013, kur ngriti qindra kilogramë peshë dhe e mbajti atë për më shumë se 8 sekonda. /Telegrafi/