Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kompania Liri ka realizuar një aktivitet simbolik duke shpërndarë dhurata përstafin arsimor në disa institucione shkollore.
Ky aktivitet u zhvillua si një formë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e mësuesve, të cilët çdo ditë kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Në të njëjtën kohë, përmes këtij gjesti u shënua edhe roli i rëndësishëm që gratë kanë në sektorin e arsimit.
Shpërndarja e dhuratave u realizua në disa shkolla, ku stafi arsimor u vlerësua për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në procesin edukativ.
Aktiviteti u organizua në kuadër të angazhimeve të kompanisë për të qenë pjesë e iniciativave që mbështesin komunitetin dhe për të shprehur mirënjohje për profesionet që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë.