Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, e cila synon të mbrojë dinjitetin e viktimave dhe kujtesën historike të luftës çlirimtare.
“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri,” thuhet në deklaratën e PDK-së.
Sipas partisë, mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së është jo vetëm një detyrim shtetëror, por edhe moral.
“Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre,” theksohet më tej në deklaratë.
PDK fton qytetarët dhe institucionet për respekt dhe vëmendje ndaj iniciativave që synojnë ruajtjen e kujtesës kolektive dhe drejtësinë historike, duke mbështetur çdo reagim të drejtë qytetar dhe kombëtar në këtë drejtim./Telegrafi/