Një pyetje e Ludos ndaj Klodit ka nxitur debat të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Klodi i përgjigjet duke theksuar: “A e kam puthur dikë, a kam fjetur me dikë, kam raporte shoqërore. Nëse gruaja jote nuk të lejon të kesh shoqëri në jetë, a është problem yt?”
Ludo kthehet me një pyetje: “A ka mashkull me femër shoqëri?”
BBVK/Instagram
Klodi përgjigjet qartë: “Po, ka”.
Por, Ludo insiston: “A je ti gay? S’je. Ku ke pa mashkull me femër shoqëri?”
Pyetja e Ludos e acaron Klodin, i cili nuk mund të besojë që Ludo po e pyet me të vërtetë këtë gjë.
Ludo pretendon se nëse një vajzë qëndron me një mashkull që i pëlqen dhe nuk merr përgjigje, situata është e ngjashme me atë të Klodit.
Klodi i thotë në fund se mund të kesh një vajzë si shoqe: “Si ti që ke ndenjur me Beniten dhe me Albën, o budalla”.
Debati ka ndezur reagime të forta brenda shtëpisë, duke reflektuar tensionet dhe marrëdhëniet komplekse mes banorëve. /Telegrafi/