Pas tensioneve mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, opinionistja Leonora Jakupi ka marrë fjalën gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova për të mbrojtur banoren dhe për të kritikuar qëndrimet e Labit.
Leonora i tha Elijonës: “Rri pa merak sepse ti ke dashurinë jo vetëm të babit, por edhe të dajve dhe të tezeve tua, rri pa merak, mos u shqetëso për thashethemet e Labit fare, rri e qetë në atë shtëpi me kokën lart. Një burrë si Labi duhet që patjetër qysh tani të jetë i përgatitur për lojën jashtë”.
Më tej, ajo shtoi një koment të fortë për Labinotin: “Labi, kam pasur momente që kam besuar që je i vërtetë, por pas dy muajve po e kuptoj që po, ky je i vërteti ti: ai shpifës, ai gënjeshtar, ai mashtrues ordiner i cili prek në plagë një vajzë të re”.
Deklaratat e Leonorës nxorrën në pah mbështetjen për Elijonën dhe ashpërsinë e kritikës ndaj Labit, duke theksuar tensionet e vazhdueshme mes banorëve në shtëpinë e Big Brother-it. /Telegrafi/