Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe dhe ka përkujtuar të rënët për lirinë e vendit.
Në një njoftim publik, OVL UÇK ka theksuar se dëshmorët që ranë nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë dhe dëshmi e përjetshme e qëndresës dhe vendosmërisë për liri”, thuhet në njoftim.
Sipas organizatës, dëshmorët e luftës çlirimtare mbeten udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, ndërsa kujtimi për ta, siç theksohet, nuk do të zbehet kurrë./Telegrafi/